Gjatë ditës së djeshme policia vazhdoi me kontrollet e përforcuara në komunikacion dhe gjithsej dënoi 328 shoferë në gjithë territorin e Maqedonisë.

“Nga gjithsej 328 shoferë, 18 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësie e lejuar, dhe tre automjete janë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësie e kaluar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Prej 328 vozitësve të sanksionuar, 159 kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 169 jashtë zonave të banuara.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MPB Maqedoni: Gjobiten 328 shoferë për tejkalim shpejtësie shkruan Telegrafi.