MPB Maqedoni njofton se në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta operative të punonjësve të policisë dhe doganave, është parandaluar tentativa për transportimin e lëndës narkotike marihuanë.

Siç njoftojnë nga MPB, fjatë kontrollit të detajuar të një automjeti mallrash – kamion me targa të Shkupit, i kryer në vendkalimin kufitar Bogorodicë, është gjetur dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike marihuanë, për të cilën do të kryhen analiza dhe ekspertizë shtesë mjeko-ligjore.

“Sipas informacioneve fillestare kamioni ka hyrë nga Kosova, i cili është dashur të kalojë tranzit përmes Maqedonisë për në Greqi, me destinacion përfundimtar Turqinë. Ky aksion i suksesshëm është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer ndërinstitucional ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë doganore dhe është konfirmim i përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm të drogës, për të cilin në nëntor 2024 është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit”.

“Hetimet vijojnë me qëllim identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe mënyrën e organizimit të transportit. Publiku do të njoftohet me kohë për të gjitha detajet e mëtejshme të rastit”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MPB: Ndërpritet transporti ndërkombëtar i drogës, konfiskohen mbi 150 kilogramë marihuanë appeared first on Telegrafi.