MPB: Ndizet një parcelë në Kumanovë, zjarri përfshiu edhe disa automjete në pronësi të një kompanie private

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmë në Kumanovë në një zjarr që shpërtheu në bar të thatë në rrugën “Revolucioni Popullor”, janë djegur disa automjete motorike, përfshirë vetura, kamionë, furgonë dhe minibusë në pronësi të disa kompanive private,

Nga MPB njoftojnë se në zjarr nuk pati të lënduar dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Dje në orën 23:51, në Departamentin e Zjarrfikësve të Kumanovës u njoftua se një zjarr ka shpërthyer në bar të thatë në rrugën “Narodna Revolucija” në Kumanovë, i cili ka përfshirë edhe një parcelë toke në pronësi të B.R., ku kanë marrë flakë një automjet për udhëtarë “Ford monde”o, një veturë “Seat kordoba”, një autobus “Sanos”, një minibus “Iveko”, një automjet mallrash Zastava, një autobus “TAM”, një automjet mallrash “Pezho” dhe një rimorkio automjeti, të gjitha në pronësi të disa kompanive private, të cilat më parë ishin parkuar në parcelë”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Kumanovës.

Advertisement

The post MPB: Ndizet një parcelë në Kumanovë, zjarri përfshiu edhe disa automjete në pronësi të një kompanie private appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy