Një person ka ndërruar jetë dhe një 18-vjeçar është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në autostradën Shtip – Veles, në kryqëzimin për fshatin Ivankovci.

Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete pasagjerësh, ndërsa inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip nga SPB Shtip, me praninë e një ekipi zjarrfikës nga Velesi.

Shërbimi i Mjekësisë Emergjente në Qendrën Shëndetësore të Velesit informon se janë thirrur në orën 14:20 dhe kanë mbërritur në vendngjarje brenda pak minutash.

Pasi iu dha ndihma e parë, djali i lënduar u transferua në Qendrën e Urgjencës në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";