Nga ana e nëpunësve policorë të SPB Strumicë, në zonat pyjore të rajonit të Strumicës janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për të konstatuar nëse qytetarët po e respektojnë vendimin për ndalim të plotë të lëvizjes nëpër pyje, i cili hyri në fuqi më 01.07.2025 dhe do të zgjasë deri më 31.08.2025.

Siç njofton MPB, gjatë kontrollit u zbuluan tetë persona që po lëviznin në zonat pyjore pa leje për lëvizje në pyje të lëshuar nga Ndërmarrja Publike “Pyjet Nacionale”.
Për masat e ndërmarra nga SPB Strumicë është njoftuar Policia Pyjore Strumicë, e cila është kompetente për të ndërmarrë procedurat e mëtejshme ndaj personave, në përputhje me nenin 57 paragrafi 3 të Ligjit për Pyje.

The post MPB: Nuk respektuan ndalesën në pyje, sanksionohen tetë persona në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";