
Më 03.09.2025, në rrugën rajonale Manastir–Prilep, zyrtarë policorë nga Departamenti për Kriminalistikë, SPB Manastir dhe Njësia Speciale “Tigrat” nga Byroja për Siguri Publike pranë MPB-së, në kuadër të aktiviteteve të intensifikuara për luftimin e tregtisë së paligjshme me drogë, parandaluan transportin e rreth 35 kilogramëve marihuanë.
Pas masave të mëparshme operative të ndërmarra kundër I.A. (36) nga Prilepi, i cili para 20 ditësh kishte përfunduar vuajtjen e një dënimi me burg prej 3.5 vitesh për veprën penale “tregti e palejuar me drogë”, në rrugën rajonale Manastir–Prilep është ndaluar një veturë e tipit “Golf”, e drejtuar nga I.A., dhe gjatë kontrollit të mjetit në bagazh janë gjetur dy çanta, në të cilat kishte gjithsej 35 pako me marihuanë, me peshë totale prej rreth 35 kilogramë.
Marihuana në orët e mëngjesit ishte transportuar nga Shqipëria, ndërsa I.A. duhej ta transportonte deri në kufirin shtetëror me Greqinë, ku droga do t’i dorëzohej një pale tjetër për transport të mëtejshëm drejt Turqisë.
I.A. është privuar nga liria në Stacionin Policor Manastir dhe pas përfundimit të dokumentacionit të plotë, nga ana e SPB Manastir ndaj tij do të dorëzohet kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Manastir për vepër penale të parashikuar dhe të dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal.
The post MPB parandaloi transportin e rreth 35 kilogramëve marihuanë, privohet nga liria 36 vjeçari nga Prilepi appeared first on Telegrafi.