Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi sot për risi në procesin e digjitalizimit.

Nga sot, në portalin kombëtar uslugi.gov.mk është në dispozicion në mënyrë elektronike një nga shërbimet më të kërkuara nga qytetarët në sportelet e MPB-së: Vërtetim për vendbanim në adresën aktuale të qëndrimit.

Qytetarët mund ta gjejnë këtë shërbim direkt në linkun:

LINK

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë muajve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme ka digjitalizuar një pjesë të shërbimeve të saj për qytetarët, të cilat tashmë përdoren çdo ditë për nevoja të ndryshme, si: Aplikim për leje për armë, vërtetim për pronësi aktuale të automjeteve për persona fizikë, vërtetim për posedim të automjeteve për një periudhë të caktuar për persona fizikë, vërtetim për pronësi aktuale të automjeteve për persona juridikë, vërtetim për posedim të automjeteve për një periudhë të caktuar për persona juridikë.

The post MPB: Prej sot qytetarët mund të posedojnë në mënyrë elektronike edhe vërtetimin për vendbanim appeared first on Telegrafi.