Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë privuar nga liria 12 persona në rajonin e Gjevgjelisë.

Sipas njoftimin të MPB-së, tek personat e arrestuar janë gjetur substanca narkotike.

“Më 25/26.07.2025 gjatë periudhës prej 22.00 deri në ora 03.00 në rrugën lokale prej fshatit Miravcë drejt vendit të quajtur “Bel Raj”, Gjevgjeli, nëpunësit policorë nga SPB Strumicë – DPB Gjevgjeli kanë privuar nga liria B.J.(25), S.N., M.K.(31), N.M.(20), A.I.(24), F.P.(22) dhe D.B. (34) që të gjithë nga Shkupi, G.A. (21) dhe T.J. (38) që të dy nga Kavadari, K.P.(21) nga Negotina, P.Z.(38) nga Radovishi dhe E.J.(22) nga Berova. Në tetë raste të ndryshme, gjatë kontrollit të personave apo në vetura në të cilat kanë qenë, është gjetur marihuanë dhe katër tableta me ngjyrë vjollcë”, njofton MPB-ja.

Nga MPB shtojnë se për rastet është njoftuar Prokuroria Publike e Gjevgjelisë dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MPB: Privohen nga liria 12 persona nga Gjevgjelia, u janë gjetur substanca narkotike appeared first on Telegrafi.