MPB: Privohen nga liria dy shoferë në rajonin e Tetovës për vozitje të shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpunës policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë privuan nga liria A.R. (19) nga fshati Siniçan për shkak të vozitje të shpejtë.

Siç bëri të ditur MPB, në autostradën Shkup-Tetovë ai po drejtonte automjetin “Golf”, me targa të Tetovës, me shpejtësi prej 171 kilometrash në orë në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 kilometra në orë.

“Në orën 18:00, në rrugën Gostivar-Tetovë, B.A. (27) nga Tetova u arrestua për drejtimin e automjetit BMW me targa të huaja me shpejtësi prej 173 kilometrash në orë në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë”, informon MPB.

Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të përgatiten akuza përkatëse në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.

Advertisement

The post MPB: Privohen nga liria dy shoferë në rajonin e Tetovës për vozitje të shpejtë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy