Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është arrestuar një 51-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti është kapur me armë.

MPB ka dhënë detaje nga bastistja në shtëpinë e 51 vjeçarit, teksa kanë treguar dhe armatimin që e kanë gjetur.

“Sot (24.10.2025), punonjësit e Policisë nga Njësia për Trafik të Paligjshëm, në koordinim me punonjësit e Njësisë për Polici Intervenuese nga SPB Shkup, pas një urdhri gjyqësor, realizuan një kontroll në shtëpinë dhe ambiente të tjera, si dhe në automjetin e tipit “Mercedes” në pronësi të B.H. (51) nga fshati Rashçë, Shkup. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan: 7 pistoleta, 14 karikatorë dhe 318 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pas përfundimit të hetimit të rastit, do të ndiqet procedura e denoncimit të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";