Në Shkup, në orën 01:00, policët nga SPB Shkup arrestuan E.J. (31) nga Shkupi i cili mbrëmë në orën 20:30, në një rrethrrotullim në rrugën “Kiril dhe Metodij”, rrugën “Mitropoliti Teodosij Gologanov” dhe rrugën “Kosturski Heroi”, me makinën “fonksvagen” me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte, goditi këmbësorin GJ.P.(87) nga Shkupi.

MPB njoftoi sot se pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër E.J. do të paraqitet një raport adekuat.

Këmbësori i lënduar mbrëmë me automjetin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore u dërgua në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, ku iu diagnostikuan lëndime të rënda.

The post MPB: Privohet nga liria shoferi i cili me makinë goditi një këmbësor në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";