Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (27.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me ç’rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar 155 shkelje.

Tetë për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 9 për kalim në të kuqe në semafor, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 5 për shfrytëzimin e telefonit, 8 për mosvënien e rripit të sigurisë.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për kujdes më të madh në komunikacion.

MPB regjistron 155 shkelje të rregullave në trafik në qytetin e Shkupit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";