Në territorin e Qytetit të Shkupit, gjatë aksioneve kontrolluese në fushën e komunikacionit janë shqiptuar gjithsej 168 masa, mes të cilave për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar 20 sanksione, 24 për vozitje pa patent shofer, tetë kundërvajtje që i shkaktojnë ngasësit e motoçikletave.

Janë shqiptuar gjashtë masa për përdorim të telefonit celular, tetë për mosrespektim të ofrimit të përparësisë në kalim, 62 për parkim të parregullt, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB theksuan se vazhdojnë kontrollet e përforcuara të aksionit.

“U bëjmë thirrje qytetarëve t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që ta rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashkë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, porosisin nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MPB sanksionoi 168 vozitës në Shkup appeared first on Telegrafi.