Ministria e Brendshme në Maqedoni do të përdorë gjithashtu dronë për të monitoruar zgjedhjet për ndërhyrje më të shpejtë në rast incidentesh.

Siç njoftojnë nga MPB, në përputhje me vlerësimet e bëra dhe planet e përcaktuara, në ditën e zgjedhjeve, oficerët e policisë do të jenë të pranishëm pranë qendrave të votimit dhe në pikat kyçe të trafikut, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe zbulimin në kohë të shkeljeve të mundshme të rendit dhe qetësisë publike.

“Siguria e qytetarëve do të garantohet me mjete standarde materiale dhe teknike, ekipe mobile dhe operacione në pika kontrolli, si dhe do të përdoret teknologji moderne – dronë për kontrollin ajror, me qëllim reagimin më të shpejtë dhe ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të duhura në rast incidentesh”, njoftojnë nga MPB.

Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe partive politike të kontribuojnë në një atmosferë paqësore dhe demokratike, të respektojnë udhëzimet e oficerëve të policisë dhe të përmbahen nga çdo aktivitet që mund të prishë procesin zgjedhor./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";