“Bullgaria është e gatshme të miratojë konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut me BE-në, menjëherë pas nënshkrimit të protokollit dypalësh”.

Kështu thonë nga Ministria për Punë të Jashtme e Bullgarisë, në lidhje me veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Nga MPJ bullgare theksojnë se “Bullgaria nuk ka shtuar asnjë kërkesë të re për RMV-në”.

“Kuvendi sot miratoi vendim për mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ne nuk kemi shtuar asnjë kërkesë të re për Shkupin dhe jemi të gatshëm që të miratojmë konferencën e parë ndërqeveritare sapo miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut të nënshkruajnë protokollin, siç u diskutua nga ministrat e jashtëm”, thonë nga MPJ bullgare.


Petkov i dërgon porosi Kovaçevskit: Bëhu i guximshëm dhe pranoje propozimin francez
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa ministri i Maqedonisë së Veriut për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, tha sot se është e papranueshme që protokolli me Bullgarinë të hyjë në kornizën negociuese, sepse do të përdoret për presion shtesë nga Bullgaria./Telegrafi/

MPJ Bullgare: Do të miratojmë konferencën e parë me Shkupin pasi të nënshkruhet protokolli bilateral shkruan Telegrafi.