Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Bullgarisë dënoi ashpër deklaratën e djeshme të kryeministrit, Hristijan Mickoski, në të cilën ai, duke reaguar ndaj epitetit “Kryeministër maqedonasverior“, që i dha kreu i diplomacisë bullgare Georg Georgiev, tha se atij iu dha detyra të ngacmonte ashtu siç ngacmon një mi një luan.

“Epo, nuk do të komentoja për atë djalë. Ju bëj thirrje juve, mediave, lëreni atë djalë aty. Kjo është një qeveri që drejtohet nga dikush tjetër në sfond, ata njerëz duhet të punojnë dhe i thanë, i dhanë detyrën, ‘vazhdo dhe ngacmo’. Është njësoj si kur një mi ngacmon një luan”, tha Mickoski dje.

Mickoksi e bëri këtë deklaratë pasi Georgiev e quajti atë “Kryeministri maqedonasverior“.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në reagimin e Ministrisë së Jashtme Bullgare thuhet se deklarata e Mickoskit është e papajtueshme me normat elementare të dialogut diplomatik dhe politik, si dhe me parimet e fqinjësisë së mirë, të cilat, siç akuzuan ata, Maqedonia e Veriut deklaron publikisht se i ndan, por në praktikë i shkel rëndë.

“Ministria e Jashtme Bullgare dënon kategorikisht gjuhën e papranueshme dhe ofenduese të përdorur nga Hristijan Mickoski në fjalimin e tij drejtuar Ministrit të Jashtëm bullgar. Përdorimi i përsëritur i mbiemrave vulgarë ndaj përfaqësuesve të shtetit bullgar jo vetëm që minon besimin tashmë të brishtë midis dy vendeve tona, por vë në pikëpyetje edhe angazhimin autentik të udhëheqjes politike në Maqedoni ndaj marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017, si dhe ndaj dëshirës së deklaruar për t’u bashkuar me BE-në, një proces që kërkon respekt të ndërsjellë, përgjegjësi dhe pjekuri politike”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë./Telegrafi/

The post MPJ e Bullgarisë dënon deklaratën e Mickoskit: Po minoni besimin tashmë të brishtë midis dy vendeve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";