Ministria e Punëve të Jashtme e përshëndet miratimin e Rezolutës së Parlamentit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut në seancën plenare të sotme në Strasburg.

“Ashtu si deri më tani, Parlamenti Evropian dërgoi një mesazh të qartë politik për rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian dhe fillimit të menjëhershëm të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Inkurajon fakti që teksti i Rezolutës u mbështet nga një numër i madh deputetësh të Parlamentit Evropian, duke reflektuar mbështetjen e spektrit më të gjerë politik në kuadër të BE-së”.


Parlamenti Europian miraton raportin për Maqedoninë e Veriut
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Është veçanërisht e rëndësishme që Parlamenti Evropian e rikonfirmoi rëndësinë strategjike të Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmen e tyre si pjesë e familjes evropiane. Fillimi i negociatave të anëtarësimit dhe anëtarësimi në BE është një investim i fortë për stabilitetin, jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe për BE-në, veçanërisht në kontekstin aktual të sigurisë në Evropë. Në këtë drejtim, ne mirëpresim thirrjen e Parlamentit Evropian për tejkalimin e çështjeve bilaterale jashtë procesit të anëtarësimit, që është në frymën dhe parimet e procesit të anëtarësimit. Parlamenti e njeh gjithashtu progresin e reformave të vendit dhe gatishmërinë e tij për të nisur menjëherë negociatat me BE-në”, thuhet në njoftimin e MPJ Maqedoni./Telegrafi/

MPJ Maqedoni përshëndet miratimin e rezolutës nga PE: Presim vendim për hapjen e negociatave me BE-në shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";