Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë së Veriut informon se kamionët e tregtarëve nga Maqedonia e Veriut, të cilit ishin ndaluar në kufirin në mes Ukrainës dhe Polonisë, janë liruar dhe u janë kthyer pronarëve.

“E njoftojmë opinionin se pas aktiviteteve të shumta të ndërmarra nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasadat tona në Poloni dhe Ukrainë, si dhe falë bashkëpunimit të autoriteteve ukrainase, transportuesve të kamionëve në pikën kufitare ndërmjet Ukrainës dhe Polonisë – “Jagodine” iu kthyen kamionët e tyre dhe malli i transportuar, të cilat më parë ishin sekuestruar nga autoritetet lokale të Ukrainës”.

“Me këtë hap, falë aktiviteteve të ndërmarra diplomatike, u zgjidh problemi i transportuesve tanë dhe u shmangën dëme të mëdha materiale për kompanitë e tyre”, thonë nga MPJ Maqedoni./Telegrafi/.

The post MPJ Maqedoni: Zhbllokohen kamionët që ishin ndaluar në kufirin në mes Ukrainës dhe Polonisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";