Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, për më pak se tre muaj, mbi një mijë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët jetojnë në Republikën Federale të Gjermanisë u fotografuan për pasaporta të reja në Njësinë Konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bon, ku me sukses hyri në funksion stacioni i ri bazë.

“Shtatëqind pasaporta biometrike janë gati ndërsa vijon përpunimi i kërkesave të arritura, përmes pajisjes së re e cila ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në shkurtimin e procedurës, uljen e shpenzimeve, si dhe rritjen e kënaqësisë së qytetarëve tanë në Gjermani”

“Ky projekt është jashtëzakonisht i favorshëm për diasporën tonë! Nga përvoja gjatë kohës së fundit, prej që e filluam projektin, mund të jem dëshmitar vetëm i rritjes së kënaqësisë tek palët. Për momentin në Ambasadën tonë në Bon, palët marrin dokument udhëtimi të gatshëm për më pak se 30 ditë”, tha Konsulli Mirçeski.

Përmirësimi i shërbimeve të Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes stacioneve bazë dhe mobile është një nga projektet e shumta të Ministrisë së Punëve të Jashtme për Diasporën./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MPJ: Mbi një mijë qytetarë të Maqedonisë në Gjermani tashmë e shfrytëzuan mundësinë për lëshim mobil të pasaportave në Konzullatën në Bon shkruan Telegrafi.