Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Liban, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në këtë vend që në rastin e parë të mundshëm të largohen nga ai. Gjithashtu apelojmë që të shtyhen të gjitha udhëtimet jo thelbësore në këtë vend.

Ekziston mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës, dhe rrjedhimisht zvogëlimit të mundësive për largim me kohë nga Libani.

Si gjithmonë, Ministria e Punëve të Jashtme i vë të gjitha kapacitetet e saj për t’i ndihmuar qytetarët tanë dhe SOS-it ua vë në dukje numrin e telefonit të Ministrisë së Punëve të Jashtme +389 75 268 736 (email adresa: globalsos@mfa.gov.mk ), njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

The post MPJ: Qytetarët maqedonas të largohen nga Libani në rastin e parë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";