Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme, kanë diskutuar për disa propozime, për të cilat në mënyrë shtesë do të merret vendim.

Nga MSH thonë se është diskutuar për propozimin për shkurtimin e kohës së izolimit të personave pozitiv me COVID-19, të cilët janë pa simptoma. Komisioni për këtë propozim do të merr vendim pas diskutimit që do të zhvillohet ditët e ardhshme.

“Komisioni për Sëmundjet Infektive në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar mundësinë eventuale të ndryshimit të fillit të semestrit të dytë të vitit akademik 2021/2022. Vendimi për këtë propozim do të merret menjëherë para fillimit të gjysmës së dytë të vitit, sepse vendimtare do të jetë gjendja epidemiologjike në vend”.

“Vendimi për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor do të jetë në harmonizim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MSH Maqedoni: Fillimi i mësimit do të varet nga gjendja epidemiologjike në vend appeared first on Telegrafi.