Ministria e Shëndetësisë publikon analizën e të vaksinuarve, nga rastet pozitive me Covid-19, në periudhën 6 gusht deri më 28 tetor. Të vaksinuar janë personat që janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Në periudhën 06.08-28.10.2021 në territorin e vendit, nga të testuarit me Covid-19 kanë rezultuar pozitivë 45.621 qytetarë, nga të cilët 27% janë vaksinuar plotësisht, pra 12.375 persona. Është një numër i madh i qytetarëve të pavaksinuar që janë infektuar me Covid-19.

Sipas statistikave të dy muajve të fundit, 33.246 qytetarë, pra 73% e pozitivëve me Covid-19 nuk janë vaksinuar. Përqindja e personave të shtruar në spital që nuk janë vaksinuar është 75%, ndërsa vetëm 25% e të gjithë pacientëve të shtruar aktualisht janë të vaksinuar plotësisht.

Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është drastikisht më e lartë, tregon analiza. Në periudhën 6.08-28.10.2021 në territorin e vendit kanë vdekur 1.592 pacientë me Covid-19, 1.310 pacientë nga të vdekurit, pra 82% nuk ​​janë vaksinuar, ndërsa vetëm 18%, pra 282 kanë marrë vaksinën. Sipas analizave, i ndjeri kishte disa sëmundje kronike të kombinuara. Pacientët janë vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave që kemi në dispozicion.”, thuhet në raportin e MSH-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksionhen se vetëm në atë mënyrë mund të arrijmë imunitet kolektive dhe të ndalojmë përhapjen e mutacioneve të reja me COVID-19./Telegrafi/

The post MSH-Maqedoni: MSH: 73% e rasteve të reja dhe 75% e të shtruarve në spital me Covid-19 janë të pa vaksinuar appeared first on Telegrafi.