Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe një transplantim i organeve nga një dhurues i ndjerë është kryer më 9 gusht.

Pacientët që iu nënshtruan transplantimit janë në gjendje të mirë të përgjithshme dhe nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në procesin e transplantimit, siç qëndron në komunikatën e Ministrisë të publikuar me rastin e 13 Gushtit, Ditës Botërore të Donatorëve të Organeve, janë përfshirë disa ekipe nga klinikat kirurgjikale dhe interne të Bllokut Klinik “Nënë Tereza”.

Nga Ministria pacientëve u dëshirojnë jetë të gjatë dhe shëndet të mirë dhe shprehim mirënjohje të madhe për familjen që, në momentet më të vështira, vendosi të dhurojë organet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MSH: Më 9 gusht është kryer transplantim i organeve nga një dhurues i ndjerë appeared first on Telegrafi.