Klinika universitare për sëmundje tek fëmijët deri tek Qendra për përkujdes social dhe deri tek SPB Shkup ka paraqitur rastin për fëmijën dyvjeçar me histori të gjatë të sëmundjeve, i cili nga ana e familjes kujdestare është sjellur në gjendje të rëndë në Klinikën për fëmijë, ku edhe përskaj përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, ka vdekur, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Bëhet fjalë për fëmijë që ka pasur sëmundje të shumta. Para një vit i janë bërë disa intervenime kirurgjike. Fëmija ka pasur edhe probleme tjera me ritmin e zemrës, ngecje në zhvillim, probleme me frymëmarrjen.

“Para pesë ditëve, 15 minuta para mesnatës është sjellur i dehidruar dhe i ftohur në Klinikën për fëmijë. Nga familja kujdestare nuk janë dhënë kurrfarë të dhëna shëndetësore mjekëve dhe personelit mjekësor. Nuk ka pasur temperaturë por ka qenë i dehidruar, dhe i dobësuar. Për shkak të gjendjes kritike, mjekët menjëherë kanë reaguar drejtë shërimit intensiv. Analizat laboratorike kanë treguar anemi dhe parametra të dobësuara si pasoj e sëmundjeve që ka pasur. Edhe përskaj terapisë së dhënë, fëmiut i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Për shkak të protokolleve të Kovid-19, pacientit të vogël i është bërë kovid-testi dhe i njëjti ka rezultuar pozitivë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Prej MSH-së tregojnë se fëmija dyvjeçar i vdekur do të evidentohet në statistikën e sotme të Institutit për Shëndet Publik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MSH: Ndërron jetë një fëmijë 2-vjeçar në Klinikën e Shkupit appeared first on Telegrafi.