MSH: Për një muaj, 80 qytetarë janë takuar me ministrin Azir Aliu

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë sot kumtoi se përmes platformës “Kabinet i hapur” gjatë muajit të kaluar 80 qytetarë janë takuar me ministrin, Azir Aliun.

“Deri më tani është përgjigjur dhe vepruar për 29 për qind të kërkesave, për një pjesë tjetër janë të nevojshme përmirësime sistemore që tashmë janë iniciuar, ndërsa për pjesën e mbetur janë formuar komisione për trajtim më efikas të tyre”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministri Aliu, siç informojnë nga ky dikaster, gjatë ditës së nesërme do të jetë në terren në Shtip në kuadër të iniciativës “Kabineti mobil”, ku nga ora 12:00 deri në 14:00 do të ketë takim me qytetarët në ambientet e Spitalit klinik – Shtip.

Për pjesëmarrje në këto takime është i nevojshëm regjistrim paraprak përmes platformës “Kabineti i hapur” e cila është në dispozicion përmes faqes së internetit të Ministrisë së Shëndetësisë: https://zdravstvo.gov.mk/, informon ministria.

Advertisement

The post MSH: Për një muaj, 80 qytetarë janë takuar me ministrin Azir Aliu appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy