MSHIA: Tatimi mbi të ardhurat personale për industrinë e IT-së do të ulet në 0% deri në vitin 2023 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e SHoqërisë Informatike dhe Administratës nëpërmjet një njoftimi thotë se një nga prioritetet e programit qeveritar është që tatimi mbi të ardhurat personale për industrinë e IT-së të ulet në 0% deri në vitin 2023.

“Industria e IT-së është sektori me rritjen më të shpejtë në ekonominë e vendit dhe luan rol të rëndësishëm në ekonomi si ofrues i vendeve të punës dhe gjenerator i eksportit”, thuhet në njoftimin e MSHIA.

Ata shtojnë se qëllimi i tyre si ministri është krijimi i lehtësirave dhe stimulimi i investimeve të reja në sektorin e IT-së.

“Një nga këto stimulues është edhe ulja e tatimit mbi të ardhurat personale për industrinë e IT-së. Kjo përkthehet në të ardhura më të larta për të punësuarit në këtë sektor”, thuhet në njoftimin e MSHIA./Telegrafi/

Advertisement

MSHIA: Tatimi mbi të ardhurat personale për industrinë e IT-së do të ulet në 0% deri në vitin 2023 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy