Sofja ka hyrë në një narrativë të rrezikshme, në kundërshtim me interesat strategjike të BE-së dhe NATO-s. Kjo u deklarua nga shefi i diplomacisë Timço Mucunski dhe i bëri thirrje Bullgarisë të sillet në mënyrë racionale.
I pyetur për qëndrimin e tij ndaj deklaratës së kryeministrit bullgar Zheljazkov, i cili iu ankua Presidentit të BE-së Antonio Kosta për gjuhën e urrejtjes nga autoritetet maqedonase, Mucunski deklaroi se asnjë nga përfaqësuesit zyrtarë shtetërorë, askund, nuk ka deklaruar ose thënë gjuhë urrejtjeje ndaj Bullgarisë dhe se është turp në shekullin e 21-të, që një fqinj, i cili është anëtar i BE-së, të përdorë pozicionin e tij si mjet për ripërcaktimin e identitetit maqedonas.
Ministri i Jashtëm përsëriti se qeveria nuk do të devijojë nga vijat e kuqe, por do të bëjë gjithçka që mundet për të drejtuar, siç tha ai – arsyen dhe vetëdijen brenda institucioneve evropiane. Megjithatë, ai nuk tha se çfarë po diskutohet saktësisht, para votimit vendimtar në Parlamentin Evropian. Lidhur me votimin në AFET, ai tha se është një moment historik, por jo një moment për triumf dhe se nuk dihet se cili do të jetë raporti që do të miratohet në seancën plenare të Parlamentit Evropian.
Ndërsa lufta diplomatike midis Shkupit dhe Sofjes po zhvillohet në disa fronte, Maqedonia po përgatit Planin e Veprimit për Minoritetet.
Ministri i Jashtëm deklaroi se po punojnë për këtë së bashku me ekspertë vendas dhe të pavarur nga Këshilli i Evropës dhe se një version draft i është dërguar KE-së.
Sipas kornizës negociuese me BE-në, vendi ka tre detyra të brendshme për të filluar automatikisht negociatat. Këto janë: përfundimi i shqyrtimit me BE-në, përfundimi i ndryshimeve kushtetuese dhe miratimi i Udhërrëfyesve nga Këshilli.
The post Mucunski: Bullgaria ka hyrë në një narrativë të rrezikshme, në kundërshtim me interesat strategjike të BE-së dhe NATO-s appeared first on Telegrafi.