Ndarja e 5% të buxhetit të mbrojtjes përfaqëson një investim të përgjithshëm në sigurinë, infrastrukturën dhe zhvillimin ekonomik të vendit, thotë Ministri i Jashtëm i RMV-së, Timço Mucunski.

Ai theksoi se të gjithë anëtarët e NATO-s kanë vendosur të ndajnë deri në 5% të buxheteve të tyre për mbrojtjen deri në vitin 2035.

“Ishte një vendim i marrë me konsensus brenda Aleancës. Këto vendime janë të rëndësishme për ne. Ne po shkojmë drejt këtij 5%, në mënyrë që të mos kemi nevojë të ndajmë 30-40% siç duhet të bëjnë sot disa vende që kanë konflikte në territorin e tyre”, tha Mucunski.

Fondet do të mbulojnë jo vetëm modernizimin ushtarak, por edhe investimet në infrastrukturë, sigurinë kibernetike, madje edhe inovacionet dhe startup-et.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Të gjitha prokurimet dhe masat e ndërmarra nga Ministria e Mbrojtjes për të modernizuar ushtrinë tonë do të llogariten në këtë 5%”, tha Mucunski./Telegrafi/

The post Mucunski: Duke ndarë 5% të BPV-së për mbrojtje, po investojmë në sigurinë e vendit appeared first on Telegrafi.