Mucunski: Është koha që BE të tregojë angazhim të barabartë ndaj rrugës sonë evropiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në një intervistë për “NewsMax Balkans”, foli për integrimin evropian të vendit, çështjet rajonale, anëtarësimin në NATO, partneritetin me BE-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe investimet e huaja.

“Jemi gati të përfundojmë reformat e vështira dhe tashmë po e bëjmë këtë. Duke vepruar kështu, ne demonstrojmë qartë drejtimin strategjik në të cilin po lëvizim. Por është koha që Bashkimi Evropian, institucionet e tij dhe shtetet anëtare, të tregojnë një angazhim të barabartë ndaj rrugës sonë evropiane”, tha Mucunski.

Ai theksoi se Qeveria është e përkushtuar ndaj integrimit evropian përmes zbatimit të reformave dhe përmbushjes së kritereve të matshme që vetë BE ka vendosur, por se vendosmëria, një qasje e drejtë dhe një rrugë e parashikueshme janë të nevojshme për përparimin e vendit dhe shtoi se vendi qëndron fort në prioritetet e tij strategjike: anëtarësimin në NATO, angazhimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Ministri iu referua gjithashtu anëtarësimit në NATO dhe kontributit të vendit në sigurinë rajonale, evropiane dhe globale, duke përfshirë edhe Partneritetin për Siguri dhe Mbrojtje midis Maqedonisë dhe BE-së, si dhe marrëveshjeve të partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar dhe Hungarinë.

Advertisement

Lidhur me ekonominë, Ministri theksoi se sipas statistikave të fundit, Maqedonia e Veriut është lider në rajon dhe në Evropë për sa i përket vëllimit të investimeve të huaja në raport me PBPV-në./Telegrafi/

The post Mucunski: Është koha që BE të tregojë angazhim të barabartë ndaj rrugës sonë evropiane appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy