Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski sot ka kritikuar ish-ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani.
Mucunski shkruan se Osmani ka standarde të dyfishta politike, derisa është në pushtet sillet si evropian, ndërsa kur është në opozitë e përdor çështjen e bashkëjetesës për të nxitur përçarje.
“Është interesante se si disa individë, kur janë në pushtet, janë evropianë progresivë, ndërsa sapo mbeten në opozitë, papritmas bëhen apostuj të destabilizimit dhe përçarjeve. Osmani ishte pjesë e pushtetit ku maqedonasit ishin pakicë – dhe kjo nuk i pengonte. Përkundrazi, vendime merreshin si në Qeveri ashtu edhe në Kuvend pa shumicën maqedonase – dhe gjithçka ishte në rregull, demokratike, evropiane. Por kur sot ekziston shumicë e qartë demokratike, kur populli – pavarësisht nga përkatësia etnike ose ndonjë përkatësie tjetër zgjodhi ndryshimet, kjo (sipas tij) bëhet “problem i bashkëjetesës”, shkruan Mucunski në Facebook.
The post Mucunski: Në kohën e Bujar Osmanit, vendimet merreshin në Qeveri dhe Kuvend pa shumicën maqedonase dhe kjo sipas tij ishte në rregull appeared first on Telegrafi.