Në kuadër të vizitës së punës në Japoni, një delegacion i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ), Timço Mucunski realizoi takim me ministrin e shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Hisajuki Fuxhi.

Në takim është potencuar vazhdimësia e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale dhe dialogu politik gjatë 30 viteve të fundit që bazohen në respektin e ndërsjellë dhe miqësinë midis dy vendeve dhe popujve. Bashkëbiseduesit u dakorduan që në periudhën e ardhshme, theksi të vihet në avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe ekonomik.

Poashtu janë shkëmbyer pikëpamje mbi vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm shumëpalësh përmes mbështetjes së ndërsjellë të iniciativave dhe koordinimit në lidhje me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët.

The post Mucunski në takim me ministrin e shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Hisajuki Fuxhi: Dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera bileterale appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";