Mucunski: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese pa marrë garanci nga BE se kjo do të jetë kërkesa e fundit e Bullgarisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Shkupi aktualisht nuk është gati të bëjë ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Sofja, përveç nëse merr garanci të forta nga Bashkimi Evropian se kjo do të jetë kërkesa e fundit e tillë”, thekson ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski, në një intervistë për revistën politike “Politiko”, dhënë gjatë vizitës së tij në Bruksel.

“Frika jonë është: nëse bëjmë ndryshimet kushtetuese, çfarë do të ndodhë nëse pas gjashtë muajsh Bullgaria do të vijë përsëri me kërkesa që lidhen me historinë, identitetin ose gjuhën?”, theksoi Mucunski, duke iu referuar procesit të integrimit evropian të vendit.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut është gati dhe tashmë po punon për të gjitha reformat e tjera të nevojshme, sepse ato nuk janë vetëm një kërkesë e Unionit, por edhe një nevojë e shoqërisë.

“Nëse nesër shtetet anëtare na thonë se duhet të bëjmë më shumë në fushën e sundimit të ligjit ose qeverisjes së mirë – ne e kuptojmë këtë. Dhe jo vetëm që e kuptojmë, por e ndiejmë si detyrimin tonë”, thotë ministri Mucunski.

Advertisement

Në intervistë, ai trajtoi edhe kontekstin gjeopolitik, duke theksuar se, megjithëse e kupton urgjencën e integrimit të Ukrainës, kjo nuk duhet të jetë në kurriz të Ballkanit Perëndimor.

“Investimi më i shpejtë dhe ndoshta më i lirë në stabilitetin evropian është që BE-ja t’i hapë dyert e saj të gjithë rajonit sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk mendoj se zgjerimi selektiv është opsioni më i mirë”, tha Mucunski.

Ai kujtoi se Maqedonia e Veriut e filloi rrugën e saj evropiane së bashku me Kroacinë, por ndërsa Kroacia është sot anëtare e Shengenit dhe përdor euron, RMV ende nuk ka filluar negociatat e anëtarësimit.

Ministri i jashtëm shprehu besim se zgjerimi është ende i mundur./Telegrafi/

Advertisement

The post Mucunski: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese pa marrë garanci nga BE se kjo do të jetë kërkesa e fundit e Bullgarisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy