Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski nga sot do të qëndrojë në Dejton, Ohajo të SHBA-së, me rastin e shënimit të 30-të vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes paqësore të Dejtonit, në kuadër të sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Siç informuan nga MPJTJ, vizita është me ftesë të kongresmenit dhe shefit të delegacionit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Majkëll Tarner.

Ministri Mucunski do të marrë pjesë edhe në darkën e punës të organizuar për liderët e rajonit dhe mysafirë të shquar, kushtuar temave të lidhura me paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Në kuadër të ngjarjes do të diskutohet për progresin e vendeve nga rajoni, sfidat me të cilat përballen, si dhe për nevojën e fokusit të rinovuar ndërkombëtare ndaj paqes, sigurisë dhe prosperitetit të Ballkanit. Theks i veçantë do të vendoset në vlerën e Marrëveshjes së Dejtonit për paqen dhe stabilitetin në Bosnja e Hercegovinë dhe më gjerë.

Gjatë qëndrimit, ministri Mucunski do të marrë pjesë edhe në dy ngjarje nga programi zyrtar – panel diskutim kushtuar progresit të stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe në seancën plenare me të cilën do të mbyllet ngjarja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mucunski pjesëmarrës në shënimin e 30-të vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit në SHBA appeared first on Telegrafi.