Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, deklaroi sot se Qeveria po ndjek një politikë të jashtme të pavarur të bazuar në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe hodhi poshtë tezën se vendi po shkon drejt të ashtuquajturës “botë serbe”.

“Ne jemi një botë maqedonase. Po punojmë për të zgjeruar interesat e politikës sonë të jashtme”, tha Mucunski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm maroken Nasser Bourita.

Mucunski theksoi se kritikat vijnë nga ish-zyrtarë të qeverisë së mëparshme, “karakteristika e të cilëve ishte pranimi i çdo kërkese nga fqinjët tanë”.

Ai përmendi ish-Presidentin Stevo Pendarovski si shembull, duke thënë se gjatë mandatit të tij pesëvjeçar pati nëntë takime me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, më shumë se çdo udhëheqës tjetër botëror.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ata nuk kanë legjitimitet për të kritikuar politikën tonë të jashtme. Qytetarët duhet të vendosin vetë nëse besojnë në politikën e kësaj qeverie apo atë të asaj të mëparshmes të udhëhequr nga LSDM dhe BDI”, shtoi Ministri./Telegrafi/

The post Mucunski: Qeveria po ndjek një politikë të jashtme të pavarur, nuk jemi pjesë e “botës serbe” appeared first on Telegrafi.