Anëtari i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa, në Daily Click në TV21 komentoi matjet që besimin e qytetarëve në Gjyqësor e nxorën vetëm 2 për qind, që ai i mohoi, përcjell TV21.

Sipas tij, në matjet e fundit, besimi i qytetarëve në Gjyqësor ka arritur në 25 për qind.

“Askush nuk e di se prej ku është nxjerrë ky besim prej 2 për qind, askush nuk e di kush e ka bërë këtë matje. Në mediat që paraqitej si përqindje e tillë e besimit u përmend edhe besimi në mediat, në parti politike, në qeveri dhe po ta shohim, nëse e komentojmë besimin e Gjyqësorit që ishte komentimi më i ngushtë i besimit, e njëjta përqindje ishte edhe për qeverinë dhe partitë politike, ndoshta më e ulët se 2 për qind ishte për mediat dhe këtu e shohim se askush-askujt nuk i beson në këtë rast. Analizat e fundit që u përmendën, besimi në Gjyqësor del diku mbi 25 për qind”, tha Mustafa.

The post Mustafa nga Këshilli Gjyqësor: Nuk e di nga doli se besimi në gjyqësor është 2%, besimi në gjyqësor është mbi 25% appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";