Në Seancën e 35-të të Këshillit Komunal të Komunës së Tetovës, me 19 vota “pro” dhe 11 të përmbajtur, kryetar i Këshillit Komunal u zgjodh Naim Ismaili.

Sot në Sallën e Këshillit Komunal në Komunën e Tetovës u mbajt seanca e 35-të e Këshillit Komunal. Një nga pikat më me rëndësi për këtë seancë ishte zgjedhja e kryetarit të ri të Këshillit Komunal, ku me shumicë votash 19 pro dhe 11 të përmbajtur u zgjodh Naim Ismaili, i cili nga dita e sotme do të kryesojë Këshillin e Tetovës”.

“Pas marrjes së detyrës së re kryesuesi i ri i Këshillit falenderoi këshilltarët për mbështetjen dhe besimin e dhënë dhe premtoi se gjatë mandatit të tij do të kontribuojë dhe do të bashkëpunojë me të gjitha grupet e këshilltarëve për të realizuar sa më mirë projektet që janë në kompetencë të këshillit dhe në të mirë të qytetarëve”, thonë nga Komuna e Tetovës./Telegrafi/

The post Naim Ismaili zgjidhet kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";