Profesoresha Mirjana Jançevska u shpreh se bullgarët nuk duhet të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut pa u pranuar edhe pakica maqedonase në Bullgari.

“Pakica maqedonase duhet të pranohet me të gjitha të drejtat që i përkasin një pakice sipas marrëveshjeve ndërkombëtare. Çdo veprim tjetër është turp dhe nënçmim për shtetin”, tha Najçevska.

Ajo po ashtu parashtroi pyetje se sa bullgarë ka në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk e dimë se sa bullgarë ka në Maqedoni. Të shohim se sa persona janë deklaruar si bullgarë në regjistrimin e fundit”, thotë Najçevska./Telegrafi./

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Najçevska: Bullgarët nuk duhet të përfshihen në Kushtetutë pa u pranuar pakica maqedonase shkruan Telegrafi.