Narko grupi nga Gërçeci e pranoi fajin dhe bëri marrëveshje me prokurorinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Prokuroria sot tha se pasi të shtatë të pandehurit për trafik droge i panë provat kundër tyre, vendosën të dakordohen ndërsa gjykata i shpalli fajtorë. Një person është dënuar me pesë vjet burg, dy deri në tre vjet e gjashtë muaj dhe katër të tjerë deri në tre vjet burg.

Më herët, shtatë persona të tjerë, ose gjithsej 14 anëtarë të grupit nga Gërçeci, u deklaruan fajtorë dhe u dakorduan me shtetin që ta pranonin se ishin pjesë e një grupi të organizuar që merrej me lëndë narkotike. Aksioni “Mali” u krye nga policia në fund të marsit të këtij viti.

Por prokurorët thonë se operacioni u prish dhe se bosët kryesorë të drogës nuk u arrestuan. Ministria e Brendshme lëshoi ​​urdhër arreste ndërkombëtare kundër gjashtë personave që u arratisën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Narko-grupi nga Gërçeci i Shkupit pranon fajin appeared first on Telegrafi.