Ish-ambasadori dhe zv. kryeministri Vasko Naumovski konsideron se është në interes të LSDM-së që të tentojë të sjellë një histori të re, një person i cili nuk do të jetë pjesë e të gjitha atyre proceseve që ishin karakteristike për pushtetin.

“Na duhet një person që nuk do të lidhet me afera korruptive. Është e mundur të jesh dikush që është anëtar i qeverisë, por është më mirë të jesh një person i mandatuar që nuk është pjesë e qeverisë aktuale. Një person që do të mund t’i bashkojë të gjitha ato krahë ekzistues në LSDM. Do të duhet të merret me ndarjet e brendshme, krahun e Shkupit, si dhe përkrahësit e ish-udhëheqësit Crvenkovski.

Kandidati i ri për kryeministër duhet të bashkojë anëtarësinë dhe të udhëheqë proceset reformuese”, thotë Naumovski në emisionin “24 Analiza”./Telegrafi/

Naumovski: Në interes të LSDM-së është që kryeministri të jetë nga jashtë qeverisë aktuale shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";