MPB njofton se gjatë ditës së djeshme kanë ndaluar 26-vjeçarin K.J. nga Manastiri.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, dy korniza për pistoletë dhe 48 plumba.

26-vjeçari është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët kallëzim përkatës.

Dje po ashtu, policët e policisë kriminale në kuadër të SPB Manastir kanë ndaluar V.A. (43) nga Manastiri. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjetën dhe sekuestruan municione dhe sende me origjinë nga një vjedhje e rëndë e kryer më datë 02.06.2023 nga fëmijët e tij të mitur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me ta në stacionin policor është zhvilluar një bisedë zyrtare gjatë së cilës kanë pranuar krimin. Pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës./Telegrafi/

Ndalohen disa persona në Manastir, u gjendën armë dhe municione shkruan Telegrafi.