Policia sot në orën 02:20 dhe 02:50 në Rosoman kanë ndaluar dy persona Rosomani, duke vepruar në bazë të një raportimi të mëparshëm se ata kishin kërcënuar kryetarin e Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, dhe familjen e tij.
Siç njoftoi Ministria e Brendshme këtë pasdite, më vonë, me urdhër gjykate, u kryen kontrolle në shtëpitë e tyre, gjatë të cilave u gjetën dhe u konfiskuan telefona celularë.
“Të dy u ndaluan në një stacion policor, u njoftua prokurori publik dhe, pasi ngjarja të hetohet dhe dokumentohet plotësisht, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/
The post Ndalohen dy persona, kërcënuan kryetarin e Komunës së Kavadarit appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";