Ndalohen dy persona në Kumanovë dhe Tetovë, dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se janë ndaluar dy persona në Kumanovë dhe Tetovë për shkak se dyshohen se me qëllim kanë shkaktuar zjarr në hapësira të hapura.

“Më (14.08.2025) në orën 18:30, policia nga SPB Kumanovë kanë ndaluar S.S. (57) nga Kumanova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Konkretisht, në lagjen Rajkova Kuka në drejtim të fshatit Nikulski Pat, ai shkaktoi një zjarr, gjatë të cilit u dogjën bar i thatë, një automjet pasagjerësh “Audi”, një shtëpi e braktisur dhe fusha.

Gjithashtu në orën 20:00, në vendin e quajtur Brest Atar në fshatin Çelopek, policia nga Departamenti i Policisë së Zherovjanit kanë ndaluar I.M. (41) nga fshati Çelopek për shkak të dyshimit për zjarrvënie të qëllimshme. Po ndërmerren masa për sqarimin e rastit, pas së cilës do të pasojë një raport përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

The post Ndalohen dy persona në Kumanovë dhe Tetovë, dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy