
Dy shtetas nga Maqedonia e Veriut u ndaluan në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, pasi u gjetën me vete euro dhe denarë të padeklaruar.
Nga shtetasit RMV-së, të cilët duhej të udhëtonin për në Norvegji, u zbuluan dhe u sekuestruan 22.805 euro dhe 2.600 denarë maqedonas.
Sipas njoftimit të policisë, te personi A.J. (33), u gjetën 11.800 euro dhe 2.600 denarë, ndërsa te B.I. (43), u gjetën 11.005 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë në Tiranë për veprime të mëtejshme./Telegrafi/
Advertisement