Dje në orën 17:00 në vendkalimin kufitarë në “Bllacë”, zyrtarët policorë kanë ndaluar 22-vjeçarin A.M. nga Republika e Shqipërisë dhe 21-vjeçari V.S. nga Republika Federale e Gjermanisë, njoftojnë nga MPB.

“Gjatë kontrollit kufitarë është konstatuar se automjeti “Mercedes” me targa gjermane, i cili drejtohej nga A.M., ndërsa V.S. ishte udhëtarë, ishte regjistruar në bazën e Interpolit si i vjedhur”, thonë nga MPB.

Ata janë ndaluar në stacionin policorë, ndërsa automjeti është konfiskuar për procedim të mëtejshëm. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës./Telegrafi/

The post Ndalohen shtetasit e Shqipërisë dhe Gjermanisë në Bllacë, automjeti i tyre dyshohet se ishte i vjedhur appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";