
MPB Maqedoni njofton se janë arrestuar tre persona të cilët janë kapur duke transportuar 8 emigrantë nga Egjipti.
Sipas MPB-së, personat e arrestuar janë identifikuar si A.R. 26 vjeç nga Studeniçani i Shkupit dhe B.B. 26 vjeç dhe A.SH. 31 vjeç, të dy nga Radovishi.
“Në orën 19:45, në autostradën Kumanovë – Tabanoc, afër Kosturnikut, zyrtarë të policisë kanë vërejtur një veturë “Audi” me targa të Strumicës, që drejtohej nga B.B., me pasagjer A.SH., dhe një veturë “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, që drejtohej nga A.S., në të cilat po transportoheshin emigrantë”.
“Automjetet nuk u ndalën në shenjën e dhënë për ndalim dhe vazhduan lëvizjen, por pas pak çastesh u ndalën dhe brenda tyre u gjetën tetë persona emigrantë nga Egjipti. Emigrantët u dërguan në Qendrën Transitore në Tabanoc”, thonë nga MPB duke shtuar se për njërin prej të arrestuarve ka tre fletarrestime aktive, dhe ai së bashku me dy personat e tjerë u dorëzuan në Stacionin Policor të Kumanovës për procedim të mëtejshëm.
The post Ndalohen tre persona, kapen duke transportuar emigrantë nga Egjipti appeared first on Telegrafi.