Sot pasdite, zyrtarë të policisë pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup kanë marrë dokumentacion shtesë dhe kanë arrestuar dy persona, të dyshuar për keqmenaxhim të mbeturinave në qytetin e Shkupit.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, zyrtarët e policisë po ndërmarrin veprime për sigurimin e provave. Janë arrestuar dhe po mbahen dy persona nga udhëheqja e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup, lidhur me dyshimet për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 230 të Kodit Penal”, thonë nga Prokuroria.

Një nga personat e ndaluar është Sabahudin Rustemi, drejtor i Higjienës Komunale, i emëruar më 29 janar 2025 si pjesë e koalicionit të kryetares së Shkupit, Danela Arsovska, dhe BDI-së.

Rustemi më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Saraj” nga 2017 deri në 2021, si dhe nga 2023 deri në 2024 ka qenë zëvendës-drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parku dhe Gjelbërimi” në Shkup, në bashkëpunim me Arsovskën./TV21/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";