Ndalohet gruaja e mjekut që u qëllua me armë në Kumanovë, dyshohet për përfshirje në tentativën e vrasjes së tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se dje (7 tetor) është ndaluar një 43-vjeçare, e cila dyshohet se është përfshirë në tentim vrasjen ndaj bashkëshortit të saj Z.Sh (43) nga fshati Sllupçan i Likovës.

“Më 07.10.2025, punonjës policie nga Stacioni Policor i Kumanovës arrestuan A.A. (43) nga Tetova, për arsye të bazuara në dyshimin se ajo është e përfshirë në tentativën për vrasje të bashkëshortit të saj, Z. Sh. (43) nga fshati Sllupçan, Likovë. Gjithashtu, në lidhje me ngjarjen, gjashtë persona janë thirrur për intervistim në Stacionin Policor të Kumanovës, ndërsa në shtëpinë e B.S. (50) nga Kumanova, është kryer bastisje me urdhër gjyqësor”.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër A.A. do të parashtrohet kallëzim adekuat penal, ndërsa kundër L. F. (36) nga Gostivari, i cili dyshohet për tentativë vrasjeje dhe gjendet ende në arrati, gjithashtu do të paraqitet kallëzim penal pas konsultimit me Prokurorinë Themelore”, thonë nga MPB.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy