Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë kryesisht të thata. Reshje të borës ka në Mavrovë dhe në vendkalimet malore Strazhë, Bukovë dhe Gjavatë. Nga ora 07:00 për shkak të reshjeve të dëborës është vendosur ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë – Dibër, kumtoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Që atje përkujtojnë me obligimin ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Ndalohet komunikacioni për automjetet e rënda transportuese në rrugën Mavrovë-Dibër shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";