SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një 19-vjeçar i cili dyshohet se ka shpërndarë në interntet materiale racist dhe ksenofobik.

“Më datë 14.05.2024, në bazë të një urdhri gjyqësor dhe me dyshimin për kryerje të veprave penale “përhapjen e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik” sipas nenit 394-g dhe “abuzimin e të dhënave personale” sipas nenit 149 të Kodit Penal, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kryen bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të personit L.I.(19) nga Tetova.

Gjatë bastisjes, janë gjetë dhe konfiskuar morën dy USB- memorje, një kompjuter laptop dhe një kompjuter.

Personi është thirr në SPB-Tetovë dhe pasi të pastrohet dhe dokumentohet çështja do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ndalohet një 19-vjeçar në Tetovë, ka shpërndarë materiale raciste dhe ksenofobike appeared first on Telegrafi.