MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme kanë privuar nga liria një 21-vjeçar nga Kumanova pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij kanë gjetur dy pushka ajrore dhe një pistoletë ajrore.

“Me datë 17.04.2025 në ora 06.15, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Kumanovës kanë arrestuar M.V. (21) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, iu gjet një pushkë me ajër e kalibrit 5.5, një pushkë me ajër e kalibrit 4.5, fishek 9 mm, një kuti me diabola, një pistoletë e kalibrit 4.5 “Ekol”, si dhe mjete piroteknike”.

“Ai është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB./tv21.tv

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ndalohet një 21-vjeçar nga Kumanova, policia i gjen armë në shtëpinë e tij appeared first on Telegrafi.